Politika e Privatësisë

Në Vetalgo (OTA kompani e regjistruar në Republikën e Kosovës), ne e kuptojmë rëndësinë e privatësisë për përdoruesit tanë. Prandaj, mbrojtja e të dhënave personale të përdoruesve të faqes sonë të internetit dhe aplikacioneve mobile është një prioritet i veçantë për ne. Kjo Politikë e Privatësisë ka për qëllim të ofrojë informacion të detajuar mbi mënyrën se si mblidhen, përpunohen dhe ruhet informacioni personal që ju ndani me ne gjatë përdorimit të faqes sonë të internetit, aplikacioneve mobile dhe shërbimeve të tjera që ofrojmë.


Përmes kësaj politike, ne synojmë të informojmë përdoruesit për:

  • Qëllimet për të cilat mblidhen të dhënat personale;
  • Kujt mund t’i ndahen këto të dhëna;
  • Masat e sigurisë që aplikojmë për të mbrojtur të dhënat tuaja personale;
  • Të drejtat tuaja në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe rregullat përkatëse në Republikën e Kosovës.

Duke përdorur faqen tonë të internetit, aplikacionet mobile dhe kanalet e tjera të komunikimit të platformës sonë, ju pranoni përmbajtjen e kësaj Politike të Privatësisë dhe jepni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja personale sipas kushteve të përcaktuara këtu, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe legjislacionin përkatës të Republikës së Kosovës. Ne angazhohemi të respektojmë të drejtat dhe privatësinë tuaj dhe të sigurojmë që informacioni juaj personal të përpunohet në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me rregullat dhe standardet më të larta të sigurisë.


Çfarë të Dhënash Mund të Mblidhë Vetalgo?

Vetalgo mund të mbledhë lloje të ndryshme të të dhënave personale, përfshirë:

  • Të dhëna identifikimi: Emri, mbiemri, adresa, data e lindjes, qyteti i banimit, numri i telefonit, adresa e email-it dhe informacionet e tjera të kontaktit.
  • Të dhëna të identifikimit personal: Numri personal i identifikimit (për qytetarët e Republikës së Kosovës) dhe numri i pasaportës (për shtetasit e huaj).
  • Të dhëna për porositë: Informacionet që lidhen me porositë e produkteve dhe shërbimeve që bëni në platformën tonë, përfshirë informacionin për pagesat, faturimin dhe statusin e porosisë.
  • Të dhëna për pagesat: Informacioni lidhur me kartat e kreditit/debitit dhe metodat e tjera të pagesës që përdorni për të bërë pagesa për shërbimet që ofron Vetalgo.
  • Të dhëna teknike: IP adresa, të dhënat e pajisjes, sistemi operativ, shfletuesi dhe sjellja e përdoruesit në platformë.

Ne mbledhim këto të dhëna për t'ju ofruar shërbime të personalizuara, për të përpunuar transaksionet tuaja dhe për të përmirësuar përvojën tuaj të përdorimit të platformës sonë. Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllimet e përcaktuara në këtë politikë dhe në përputhje me ligjin përkatës të Republikës së Kosovës.


Për çfarë qëllimesh mund të përdorë Vetalgo të dhënat tuaja?

Të dhënat tuaja mund të përdoren për këto qëllime:

  • Ofrimi i shërbimeve që ofron Vetalgo dhe menaxhimi i llogarisë suaj;
  • Ofrimi i asistencës më efikase gjatë kontaktit me qendrën tonë të thirrjeve;
  • Përmirësimi i produkteve dhe shërbimeve tona nëpërmjet analizimit të preferencave tuaja;
  • Hartimi i të dhënave statistikore mbi përdorimin e faqes dhe aplikacionit, për të ofruar oferta të përshtatura për shërbimet e ofruara;
  • Komunikimi me ju për prezantimin e produkteve, ofertave dhe kampanjave të reja që besojmë se janë me interes për ju;
  • Përmbushja e detyrimeve ligjore dhe ruajtja e sigurisë së klientëve, punonjësve dhe partnerëve tanë.

Me Kë Mund të Ndajë Vetalgo të Dhënat Tuaja?

Vetalgo mund të ndajë të dhënat tuaja personale vetëm me palët e autorizuara dhe për qëllime të caktuara, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe kërkesat ligjore. Këto përfshijnë:

  • Partnerët tanë të biznesit: Ne mund të ndajmë të dhënat tuaja me partnerët tanë të besuar për procesimin e pagesave dhe realizimin e transaksioneve, si dhe për sigurimin e shërbimeve të tjera që lidhen me transaksionet që kryeni përmes platformës sonë.
  • Punonjësit tanë: Të dhënat mund të ndahen me punonjësit tanë, të cilët mund të ndodhen brenda ose jashtë territorit të Republikës së Kosovës, vetëm për qëllime të realizimit të shërbimeve dhe mbështetjes që ofron Vetalgo.
  • Institucionet administrative dhe autoritetet kompetente: Në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregulloret përkatëse, Vetalgo mund të ndajë të dhënat tuaja me institucione administrative dhe autoritete kompetente, siç janë autoritetet tatimore, agjencitë e sigurisë dhe organet e zbatimit të ligjit, kur kërkohet nga ligji.

Kjo ndarje e të dhënave do të bëhet në përputhje me legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe do të sigurohet që çdo palë e përfshirë të respektojë rregullat dhe standardet e sigurisë për mbrojtjen e të dhënave tuaja.


Siguria e të Dhënave

Vetalgo angazhohet për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale dhe përdor masa të forta sigurie për të siguruar që informacionet që ndani me ne janë të mbrojtura nga aksesi i pa-autorizuar, ndryshimi, shpërndarja ose shkatërrimi. Të dhënat që ndani përmes faqes tonë ose aplikacionit mobil ruhen në kanale të enkriptuara komunikimi (SSL/TLS), që sigurojnë një nivel të lartë mbrojtjeje.

  • Përpunimi i të dhënave të kartelës: Të dhënat e kartelës suaj të kreditit nuk ruhen në serverët tanë. Të gjitha transaksionet e pagesave përpunohen përmes sistemit të sigurt 3D Secure, i cili ofron një shtresë shtesë sigurie për pagesat online dhe është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.
  • Ruajtja e të dhënave: Ne ruajmë të dhënat personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për plotësimin e nevojave të shërbimit që ofrojmë, si dhe në përputhje me kërkesat ligjore që vlejnë në Republikën e Kosovës dhe rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale.
  • Masat e sigurisë: Ne zbatojmë praktika të sigurta për mbrojtjen e informacionit dhe sigurojmë që të dhënat tuaja të trajtohen me kujdes dhe në përputhje me kërkesat ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në çdo moment, Vetalgo merr të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur të dhënat tuaja dhe për të siguruar që ato të përdoren vetëm për qëllimet për të cilat janë mbledhur, duke respektuar të drejtat tuaja sipas legjislacionit në fuqi.


Mesazhet Elektronike Komerciale

Gjatë procesit të blerjes së produkteve ose shërbimeve nga Vetalgo, ju pranoni të merrni mesazhe elektronike përmes të dhënave tuaja të kontaktit, përfshirë, por pa u kufizuar në, informacionet lidhur me produktet dhe shërbimet tona, oferta të personalizuara dhe informacione mbi udhëtimet dhe shërbimet që keni blerë ose mund të jeni të interesuar për to. Ju keni të drejtën të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë dhe të anuloni pranimin e mesazheve elektronike duke ndjekur udhëzimet e përfshira në secilin mesazh ose duke na kontaktuar përmes kanaleve të përcaktuara. Tërheqja e pëlqimit tuaj nuk ka ndikim në ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave të bëra para tërheqjes së pëlqimit. Për çdo pyetje ose kërkesë lidhur me të dhënat tuaja personale, ju mund të kontaktoni përfaqësuesin tonë për mbrojtjen e të dhënave personale në adresën e emailit: contact@vetalgo.com
Vetalgo ju falënderon për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ne mbetemi të përkushtuar në mbrojtjen e privatësisë suaj dhe garantimin e një përvoje të sigurt, transparente dhe të përgjegjshme gjatë përdorimit të platformës sonë.