Rreth nesh

Vetalgo është platformë inovative e udhëtimit që ofronë një zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë për të rezervuar vetura me qira, bileta autobusi, bileta aeroplani dhe akomodime në hotele. Platforma jonë është e dizajnuar për të siguruar një përvojë të thjeshtë dhe të sigurt për të gjithë udhëtarët, duke ofruar mundësi fleksibile dhe çmime konkurruese.


Misioni dhe Vizioni ynë


Misioni i Vetalgo

Të transformojmë mënyrën se si njerëzit udhëtojnë në Ballkan duke thjeshtuar çdo hap të përvojës së rezervimit. Me një platformë të vetme dhe të plotë, u japim përdoruesve mundësinë që brenda pak klikimeve të gjejnë dhe rezervojnë vetura me qira, bileta avioni, bileta autobusi dhe akomodime - gjithmonë me transparencë, krahasim të lehtë dhe mbështetje të besueshme. Ne jemi këtu për ta bërë udhëtimin më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të zgjuar.


Vizioni i Vetalgo

Vetalgo është ura digjitale që po riformëson mënyrën se si udhëtohet në Ballkan - duke sjellë së bashku shërbimet më të mira vendore dhe ndërkombëtare në një platformë të vetme, të kompletuar dhe të besueshme. Ne e shohim të ardhmen si një realitet ku çdo udhëtim nis me Vetalgo: i planifikuar me lehtësi, i rezervuar me siguri dhe i përjetuar me kënaqësi.


Pse të na zgjedhni neve?

  • Platformë gjithëpërfshirëse: Me Vetalgo, rezervoni vetura me qira, bileta avioni, bileta autobusi dhe akomodime – të gjitha në një vend të vetëm, me mundësinë për të zgjedhur çmimet më të lira në treg.
  • Oferta vendore & ndërkombëtare: Kombinojmë furnizuesit më të mirë lokalë me brende globale si AVIS, Europcar dhe Hertz, për të garantuar çmimet më konkurruese dhe përzgjedhjen më të gjerë.
  • Fokus në tregun tuaj: Si platformë e dedikuar për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ne e kuptojmë më mirë nevojën e udhëtarëve nga rajoni dhe diasporës.
  • Siguri dhe transparencë: Çmime të qarta, pa tarifa të fshehura dhe mbështetje për çdo hap të rezervimit tuaj.
  • Mbështetje 24/7 për klientët tanë: Ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë – në çdo kohë, kudo që ndodheni.
  • Eksperiencë ndërkombëtare, qasje lokale: E ndërtuar mbi modele të suksesshme globale dhe përshtatur për realitetin dhe potencialin e tregut tonë.

Përvoja jonë dhe partnerët me të cilët bashkëpunojmë

Me një përvojë të gjatë në industrinë e udhëtimeve, ne kemi krijuar partneritete me kompani të njohura të qiradhënies së veturave, linja ajrore, operatorë autobusësh dhe rrjete hotelesh anembanë botës. Ky bashkëpunim na mundëson të ofrojmë shërbime të cilësisë së lartë me çmimet më konkuruese në treg.


Kontaktet tona

Nëse keni pyetje, sugjerime apo nevojë për ndihmë, mos hezitoni të na kontaktoni:


Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar eksperiencën më të mirë të rezervimit të udhëtimeve!