Si Funksionon Platforma

Platforma jonë është e krijuar për të ofruar një përvojë të lehtë dhe të sigurt në rezervimin e shërbimeve të udhëtimit. Më poshtë mund të gjeni udhëzimet e përdorimit dhe informacion mbi procesin e rezervimit, pagesës dhe politikat e anulimit.


Udhëzime të thjeshta për përdoruesit

  • Zgjidhni shërbimin tuaj: Kërkoni dhe filtroni opsionet sipas nevojave tuaja, qoftë për vetura me qira, bileta autobusi, bileta aeroplani apo rezervime hoteli.
  • Vendosni detajet: Plotësoni të dhënat e nevojshme si destinacioni, datat dhe preferencat.
  • Krahasoni ofertat: Shikoni çmimet dhe kushtet për secilin opsion dhe zgjidhni atë që ju përshtatet më mirë.
  • Përfundoni rezervimin: Plotësoni të dhënat e pagesës dhe konfirmoni rezervimin tuaj.
  • Merrni konfirmimin: Pas përfundimit të rezervimit, do të merrni një email me të gjitha detajet e rezervimit tuaj.

Procesi i pagesës dhe konfirmimit

  • Metodat e pagesës: Aktualisht, pagesa në Vetalgo kryhet vetëm online në momentin e rezervimit. Transaksionet realizohen në mënyrë të sigurt përmes kredit/debit kartave (Visa, MasterCard, etj.) si dhe përmes metodave të autorizuara të pagesave digjitale, përfshirë Apple Pay, Google Pay dhe ofrues të tjerë të integruar në platformë.
  • Siguria e pagesave: Të gjitha transaksionet janë të mbrojtura me teknologjinë e enkriptimit SSL për të siguruar një përvojë të sigurt.
  • Konfirmimi i rezervimit: Pasi pagesa të jetë përpunuar me sukses, do të merrni një email me detajet dhe numrin e konfirmimit të rezervimit tuaj.

Opsionet e ndryshme të shërbimeve që ofrojmë

  • Vetura me Qira: Zgjidhni nga një gamë e gjerë automjetesh me çmimet më të mira dhe opsione fleksibël për marrje dhe kthim.
  • Bileta Autobusi: Rezervoni bileta autobusi për linjat më të njohura me çmime të përballueshme.
  • Bileta Aeroplani: Gjeni fluturimet më të mira me kompanitë ajrore kryesore në destinacionin tuaj të dëshiruar.
  • Rezervime Hoteli: Zgjidhni mes qindra opsionesh akomodimi, nga hotele luksoze deri te bujtina ekonomike.

Politikat e anulimit dhe rimbursimit

  • Anulimi i rezervimeve: Për rezervimet e veturave me qira, anulimi mund të bëhet pa penalitet deri në 48 orë para kohës së planifikuar të marrjes së veturës. Anulimet e bëra më pak se 48 orë para fillimit të shërbimit nuk kualifikohen për rimbursim. Për sektorët e tjerë (fluturime, hotele, bileta autobusi dhe shërbime të tjera), aplikohen politika të veçanta anulimi sipas ofruesit përkatës. Ju lutemi lexoni me kujdes kushtet specifike të secilit rezervim përpara përfundimit të pagesës.
  • Rimbursimet: Nëse rezervimi juaj është i rimbursueshëm, kthimi i fondeve do të përpunohet brenda 7-14 ditëve të punës.
  • Ndryshimet në rezervim: Në disa raste, mund të bëni ndryshime në rezervimin tuaj. Në rast të ndryshimeve, tarifa shtesë mund të vendosen nga ofruesi i shërbimit.

Për çdo pyetje apo paqartësi, ekipi ynë i mbështetjes është gjithmonë i gatshëm për t’ju ndihmuar!