Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit Të Platformës Vetalgo

Data e hyrjes në fuqi: 01/06/2025



1. Palët

Kushtet e Përgjithshme ("Kushtet") rregullojnë marrëdhëniet juridike ndërmjet: Vetalgo, me seli në Qendra, Sheshi Zahir Pajaziti, 74, (H.2), Nr.9, Prishtinë, Kosovë, e regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës - ARBK, me numër biznesi 812230689 (në tekstin e mëtejmë "Platforma"),

dhe

Përdoruesit, individ ose entitet që përdor shërbimet e Platformës.


2. Objekti i Marrëdhënies

Platforma Vetalgo ofron agregimin dhe shitjen e shërbimeve të Veturave me qira, Bileta Autobusi, Bileta Avioni, Rezervim Hotelesh dhe aktiviteteve të ngjashme turistike të ofruara nga palë të treta. Përdoruesit mund të kërkojnë, krahasojnë dhe rezervojnë këto shërbime përmes platformës Vetalgo.


3. E Drejta e Platformës Vetalgo

Vetalgo gëzon të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale mbi përmbajtjen, dizajnin, materialet vizuale, tekstet, si dhe kodin e softuerit të kësaj platforme. Çdo kopjim, publikim, shpërndarje, modifikim, përpunim apo transferim, në tërësi ose pjesërisht, i ndonjë materiali nga kjo faqe — përfshirë kodin burimor ose çdo përmbajtje tjetër dixhitale — ndalohet rreptësisht pa pëlqimin paraprak dhe me shkrim nga Vetalgo.

Çdo shkelje e kësaj të drejte përbën cenim të pronësisë intelektuale dhe do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës.


4. Procesi i Rezervimit dhe Pagesës

Përdoruesi mund të rezervojë shërbimet e disponueshme përmes Platformës Vetalgo duke ndjekur hapat e specifikuar në platformë. Pas përzgjedhjes së shërbimit dhe përfundimit të procesit të rezervimit, përdoruesi duhet të kryejë pagesën përkatëse përmes një nga metodat e pagesës të ofruara në platformë, përfshirë karta krediti, transfertat bankare, para në dorë dhe metoda të tjera të sigurta të pagesës.

Vetalgo siguron një proces të sigurt dhe të mbrojtur të pagesave duke përdorur sisteme të certifikuara dhe duke zbatuar standardet ndërkombëtare të sigurisë së informacionit.

Të dhënat tuaja të pagesës përpunohen në mënyrë të enkriptuar dhe ruhen me masa të avancuara mbrojtjeje, për të garantuar një përvojë të besueshme, të sigurt dhe pa ndërprerje gjatë realizimit të transaksioneve.


5. Kush Mund të Përdorë Platformën Vetalgo

Platforma Vetalgo mund të përdoret vetëm nga individë apo biznese që veprojnë në përputhje me ligjet në fuqi, pavarësisht nga vendndodhja e tyre përdoruesit nuk lejohen të përdorin platformën për qëllime të paligjshme apo në mënyra që:

  • Shkelin të drejtat e palëve të treta (përfshirë të drejtat e privatësisë apo pronësisë intelektuale);
  • Përfshijnë rezervime të rreme, mashtruese ose të paautorizuara;
  • Përhapin përmbajtje të dëmshme, të pahijshme, fyese apo të paligjshme;
  • Dëmtojnë ose pengojnë funksionimin e platformës përmes viruseve, skripteve automatike, kodeve keqdashëse apo ndonjë teknologjie tjetër ndërhyrëse.

Në rast se Vetalgo konstaton shkelje të ndonjërit nga këto kushte, ajo rezervon të drejtën të:

  • Anulojë rezervimet e bëra nga përdoruesi,
  • Bllokojë qasjen në platformë pa njoftim paraprak,
  • dhe ndërmarrë veprime ligjore sipas nevojës.

6. Anulimi dhe Rimbursimi

Kushtet për anulimin, rimbursimin ose ndryshimin e rezervimeve janë të përcaktuara individualisht nga secili Ofrues i Shërbimit dhe do të paraqiten qartë gjatë procesit të rezervimit në platformën Vetalgo.

Vetalgo angazhohet të ofrojë asistencë mbështetëse për Përdoruesit në rast të anulimit apo kërkesës për rimbursim të rezervimeve të bëra përmes platformës. Në këto raste, ekipi i shërbimit për klientë i Vetalgo do të ndërmjetësojë duke kontaktuar kompaninë ofruese të shërbimit në emrin tuaj, me qëllim lehtësimin e procesit.

Në këto raste, ekipi i shërbimit për klientë i Vetalgo do të ndërmjetësojë duke kontaktuar kompaninë ofruese të shërbimit në emrin tuaj, me qëllim lehtësimin e procesit.

Megjithatë, Vetalgo nuk mban përgjegjësi për:

  • politikat individuale të anulimit dhe rimbursimit të kompanive partnere,
  • vendimet që ato marrin në lidhje me aplikimin e këtyre politikave,
  • dhe çdo ndryshim të mundshëm që ato mund të bëjnë në çdo kohë pa njoftim paraprak.

Përdoruesit këshillohen të rishikojnë me kujdes kushtet përkatëse të rezervimit përpara finalizimit të pagesës.


7. Të Drejtat e Përdoruesit

Përdoruesi ka të drejtë të kërkojë korrigjimin e çdo gabimi në rezervim, në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe Ligjit Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit të Republikës së Kosovës.

jo përfshin, por nuk kufizohet vetëm në, korrigjimin e të dhënave personale, detajeve të rezervimit, ose gabimeve të tjera që mund të kenë ndodhur gjatë procesit të rezervimit. Përdoruesi duhet të paraqesë kërkesën për korrigjim në kohë të arsyeshme pas përfundimit të rezervimit dhe para fillimit të shërbimit.

Platforma Vetalgo do të ndërmjetësojë kërkesën ndaj Ofruesit të Shërbimit, por nuk garanton pranimin automatik të kërkesës, pasi miratimi i saj mbetet në diskrecionin e Ofruesit përkatës.


8. Ndryshimet në Kushtet

Platforma Vetalgo rezervon të drejtën për të ndryshuar apo përditësuar këto Kushte të Përgjithshme të Përdorimit në çdo kohë, sipas nevojave operacionale, ndryshimeve ligjore, apo përmirësimeve të shërbimeve.

Çdo ndryshim në kushte do të hyjë në fuqi pas publikimit të tyre në platformë ose pas njoftimit përkatës përmes mjeteve të përshtatshme të komunikimit, si email apo njoftim brenda faqes/aplikacionit.

Përdoruesit duhet t'i rishikojnë periodikisht kushtet e përditësuara. Vazhdimi i përdorimit të platformës pas ndryshimeve nënkupton pranimin e kushteve të reja.


9. Ligji i Zbatueshëm

Këto Kushte të Përgjithshme të Përdorimit rregullohen dhe interpretohen sipas ligjeve në fuqi.

Çdo mosmarrëveshje që mund të lindë nga këto kushte ose nga përdorimi i platformës Vetalgo, do të trajtohet në gjykatat kompetente të Prishtinës.

Palët angazhohen të përpiqen të zgjidhin çdo mosmarrëveshje në mënyrë miqësore përmes negociatave, para se të drejtohen në rrugë gjyqësore.